Gjuriq për 'Trepçën': Kosova shkeli rezolutën 1244, po bëhet spastrim i serbëve

Gjuriq për 'Trepçën': Kosova shkeli rezolutën 1244, po bëhet spastrim i serbëve

12:05, 08/10/2016
A+ Aa A-

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media ka thënë se Serbia do t’i propozojë Qeverisë takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB’së për, sipas tij, konfiskimin e pronës serbe dhe shkeljes së rezolutës 1244

“Unë sugjeroj një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB’së për shkeljen e Rezolutës 1244”, ka thënë Gjuriq në konferencën e thirrur për media pas miratimit të Ligjit të Trepçës në Kuvendin e Kosovës, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se vendimi nga ana e institucioneve në Prishtinë mbi konfiskimin e Trepçës, nuk është e vlefshme për Qeverinë, bizneset dhe qytetarët e Serbisë.

Marko Gjuriq potencoi se Qeveria serbe do të propozojë të hënën një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB’së, sepse sipas tij Kosova ka bërë shkelje të rezolutës 1244 në të cilën paraqitet paqja dhe stabiliteti në rajon.

“Nëse nuk doni që kjo të bisedohet në Bruksel, atëherë kjo do të diskutohet në OKB”, ka thënë Gjuriq.

“Trepça është themeli i ekzistencës sonë në Kosovë”, tha drejtori i Zyrës për Kosovën.

Ai theksoi se ky vendim i autoriteteve në Prishtinë, janë përpjekje për një spastrim etnik të serbëve në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

“Vendimi është i pavlefshëm dhe nuk prodhon efekte juridike”, tha ai.

Vendimin e Trepçës, Gjuriq e quan sulm mbi të drejtën e popujve që të ekzistojnë, për shkak se sipas tij, Trepça është themeli i ekzistencës së serbëve në Kosovë. /GazetaExpress/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco