Sot Prishtina nis 'luftën' me minjtë

Sot Prishtina nis 'luftën' me minjtë

08:46, 08/10/2016
A+ Aa A-

Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët se në kuadër të planit operativ të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nga sot do të nis zbatimi i projektit të dezinfektimit vjeshtor të rrjetit të kanalizimeve, bodrumeve dhe garazheve publike.

Sipas njoftimit, eleminimi i brejtësve ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve. 

Gjatë procesit të dezinfektimit, punëtorët që punojnë do të jenë të pajisur me rroba pune.

“I lusim të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me kompanitë që janë angazhuar për ta realizuar projektin e deratizimit”, thuhet në apelin e Komunës së Prishtinës drejtuar kryeqytetasve./RTK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco