Ministri serb: Kosova është Jerusalemi ynë

Ministri serb: Kosova është Jerusalemi ynë

08:39, 15/12/2017
A+ Aa A-

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia dhe Izraeli kanë marrëdhënie miqësore me traditë të pasur dhe se Kosova është Jerusalemi serb. “Kosova është Jerusalemi ynë”, tha sot Daçiç në fillim të një konference në Beograd, me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së raporteve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Jugollavisë, e pastaj Serbisë, raporton agjencia Beta.

Më tej, ai ka theksuar se Serbia e çmon qëndrimin parimor të Izraelit për mospranimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, dhe kjo, sipas Daçiçit, “reflekton pozitivisht në cilësinë dhe përmbajtjen e raporteve të përgjithshme” ndërmjet dy vendeve. Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm, gjatë fjalimit të saj në këtë tubim, e ka falënderuar Serbinë për “drejtimin në të cilin shkojnë raportet në të mirë të dy popujve”, shkruan Rel. Ajo ka theksuar se këmbimi i mallrave dhe investimet izraelite në Serbi janë rritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery15/12/2017 09:30

Pse llomotit ky Kim Yong Hu i Ballkanit nuk cuditem aspak por , cuditem si mediat shqiptare ne Shqiperi e Kosove i japin kaqe hapsire shoveneve primitiv serb te deklarohen per qendrimit e tyre raciste e antishqiptare dhe , kjo dukuri e afirmimit te berllogun serb nga shqiptaret eshte shume shqetesuese dhe ka nevoje per nji trajtim kolektiv neuropsikiatrik

Shto koment

Denonco