Haradinaj jep afatin: Në mars liberalizohen vizat

Haradinaj jep afatin: Në mars liberalizohen vizat

07:36, 15/12/2017
A+ Aa A-

Pak ditë pasi kosovarët do të festojnë dhjetëvjetorin e pavarësisë, ata do të marrin dy lajme që i kanë pritur gjatë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë për RTK se liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm. 

Po ashtu, sipas tij, po këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës.

Madje muaji mars mund të jetë koha më e largët kur këto dy procese mund të realizohen.

Për këto dy çështje dhe shumë të tjera, kryeministri do të udhëtojë më 18 dhjetor në Bruksel.

Është hera e parë që për liberalizimin e vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës, sipas kryeministrit ka një afat kohor e që është marsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery15/12/2017 09:16

Nuke eshte hera e pate qe dikush jepe afat kohor per liberslizimin e vizave per qytetaret e Kosoves , aspak nuke eshte e vertete.Ka premtuar edhe Thaci i pari , bile ka patur disa data dhe asgje nga liberslizimi.Ponjashtu na premtoi edhe Mustafa dhe asgje nga liberslizimi .Ne Kosove ne jemi mesuar me keto premtime boshe andaj dhe s ua veme veshin sepse , e dijme se liberslizimi i vizave do te ndodhe kure te luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni gallopant ne instanca te larta shtetrore qe nuk po ndodh fatekeqesishte andaj ne Kosove nuk do te kete liberalizim votash as ne mars te 2018 e as ne mars e as ne mars te 2019

Shto koment

Denonco