Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Vuçiç: Serbia do të ishte kampion nëse do ta njihte Kosovën!

Vuçiç: Serbia do të ishte kampion nëse do ta njihte Kosovën!

13:49, 12/12/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është në Paris në samitin e ndryshimeve klimatike ku pritet të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron.

Presidenti i Serbisë sheh pjesëmarrjen në samitin e klimës si një mundësi për t’u takuar me presidentin francez, i cili për momentin është një nga dy figurat më të rëndësishme politike në Evropë dhe me ndikim në botë.

Përveç mbështetjes së rrugës evropiane dhe rritjes së marrëdhënieve ekonomike, Franca mund të ketë një ndikim në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Stabiliteti dhe paqja do të ishte shumë më e lehtë për t’u ruajtur nëse do të kishim mbështetjen e Francës së fuqishme sot e cila ka një ndikim në rritje në Evropë dhe në botë. Presidenti Macron gëzon një reputacion të madh personal në të gjitha meridianet,” tha Vuçiç.

Ai thekson, megjithatë, se nëse Serbia do t’i shpall sanksione Rusisë dhe në të njejtën kohë do ta njihte Kosovën si shtet të pavarur do të ishte “një kampion në mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare në të njëjtën ditë dhe të lulëzojë në mënyrë efikase dhe të pavarur nga gjyqësori”.

Samiti i klimës fillon me një pritje solemne në Pallatin Elize. Atje, Presidenti francez Emanuel Macron do të mirëpresë më shumë se 100 udhëheqës botërorë, duke përfshirë edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Pas kësaj, disa panele do të diskutojnë disa marrëveshje të nënshkruara në Paris dy vjet më parë ku do të shqyrtohen edhe hapat e ardhshëm në parandalimin e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjen globale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery12/12/2017 15:58

Serbia do te ishte...por , Serbia nuk eshte as nuk ishte , as nuk do te jete Vuciq , kot mundohesh ...edhepse Serbia dhe ti e patet rastin te ishtit por , Ti Atebote vete Vuciq dole hapur dhe the se per cdo serb te vrare do ti pushkatojme 100 te tjere kurse , idhulli yte Millisheviqi te degjoi ne Kroaci,te degjoi ne Bosnje dhe te degjoi ne Kosove.Ashtu edhe ndodhi, dhe tani Ti po na dele me disa fantazirash dhe po shitesh neper bote si nji njeri i paqes pasi , nuke ke me rast te vrasesh civil te pa arnatosur dhe te pafajshem. Tani po na dele dhe nga Parisi e na shete mend me keto deklarata qesharake por , edhe cinike , me sikur Serbija ... E po edhe gjyshja ime sikur ti kishte nji pare tope Vuciq , babagjysh do te ishte mirpo ,si ato kurre si pati dhe , vdiq e shkoi e ne , gjyshe e thrrisnin....Leri pallavrat Vuciq , leri keto llafe femijsh, eshte koha e fundit qe Ti dhe ata qe ke per rrethe te beheni te rritur...!

Shto koment

Denonco