Ikën Gruevski nga kreu i partisë, kryetari i ri i VMRO më 23 dhjetor

Ikën Gruevski nga kreu i partisë, kryetari i ri i VMRO më 23 dhjetor

07:46, 11/12/2017
A+ Aa A-

Komiteti Qendror i VMRO DPMNE-së në Maqedoni vendosi miratimin e dorëheqjes së ofruar të liderit të kësaj partie Nikolla Gruevski, - ish-Kryeministër dhe për mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-së i cili është caktuar për më 23 dhjetor.

Para fillimit të mbledhjes, anëtari i Komitetit Qendror Antonio Miklloshovski tha se do të pranojnë dorëheqjen e ofruar nga Nikolla Gruevski. Milloshovski shkurt tha se kandidatura për kryetarin e partisë do të pranojnë disa ditë para mbajtjes së kongresit.

Ndër emrat më të përfolur për të zënë vendin e Gruevskit përfliten, Hristijan Mickovski i cili tha se nuk përjashton mundësinë e kandidimit, pastaj koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së Ilija Dimovski, ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov dhe ish shefi i diplomacisë Nikolla Popovski. Kandidaturën e tij për kreun e VMRO DPMNE-së e paralajmëroi edhe Filip Petrovski ish deputet i kësaj partie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco