Sot dita ‘D’ për Gruevskin, do të largohet ose jo?!

Sot dita ‘D’ për Gruevskin, do të largohet ose jo?!

14:30, 10/12/2017
A+ Aa A-

Pasditen e sotme Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së do të mbajë mbledhje ku duhet formalisht të vërtetohet vendimi për Kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet në Vallandovë më 23 dhjetor ku duhet të verifikohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit si kryetar i partisë dhe të zgjidhet një tjetër kryetar.

Pritet që Gruevski të sqarojë dorëheqjen e tij para anëtarëve të Komitetit që e paralajmëroi më 1 dhjetor, sicc e shkruajti ekskluzivisht SYRI.net.

Nëse dorëheqjen e pranojnë 130 anëtarë të Komitetit, atëherë e panjohur është nëse Kongresi të mbahet më 23 dhjetor.

I pari që shfaqi ambicie për kryetar partie ishte Filip Petrovski, ndërsa si trashëgimtar të mundshëm të Gruevskit përmendën Hristijan Mickoski, Ilija Dimovski, Nikolla Popovski, Antonio Milloshoski, Nikolla Todorov. /Medial.mk

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco