Vuçiq, Cipras dhe Borisov takohen sot në Beograd

Vuçiq, Cipras dhe Borisov takohen sot në Beograd

13:55, 09/12/2017
A+ Aa A-

Në kuadër të Këshillit të lartë për bashkëpunim midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, sot në Beograd do të mbahet takim i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me kryeministrat e tre vendeve - Aleksis Cipras, Bojko Borisov dhe Mihaj Tudose.

Pritet në takim katër liderët të bisedojnë për projektet e përbashkëta, bashkëpunimin ekonomik dhe perspektivën evropiane të Serbisë, duke e pasur parasysh kryesimin e radhës të Bullgarisë me BE-në.

Mediat serbe shkruajnë se bëhet fjalë për takim të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, në të cilin më së shumti kujdes do t'i kushtohet sigurisë energjetike, zhvillimit të bashkëpunimit për lidhje në komunikacion, infrastrukturë dhe energjetikë, si faktorë kryesorë për tërheqjen e investimeve dhe për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery09/12/2017 19:22

Serbia dhe Greqia fillimishte duhet shqiptareve tu kethejme tokat qe iu morren me dhune e qe nuk jane siperfaqe te vogla por , aq sa sot eshte siperfaqja teritoriale e Shqipërisë .Serbia duhet te ia ktheje Shqipërisë Luginen e Presheves dhe Sanxhakun e Nishit ,Sanxhakun e Pazarit te Ri Greqia duhet ti ktheje Shqipërisë Camerine deri te ujdhesa Kreta , Selanikut dhe krejt Janinen kurse Mali i Zi Tivarin , Ulqinin, Hanin e Hotit , Tuzin , Plaven, Gucine , Rozhajen .. Pastaj keto shtete ballkanike ne te bejne traktote dhe lidhje te reja ballkanike sa te dojne dhe ku te dojne ..,!

fery09/12/2017 15:24

Ne shqiptaret shpresojme se nuk do te ringjallet" lidhja e vjeter ballkanike "ngase , lidhja e shtetve ballkanike te dikurshme qe u ngriten kunder shqiptareve dhe trojeve te tyre , sot jane ne kolaps ekonomik dhe politik apo , mose ndoshta eshte takimi i atyre qe dikur , gjate 2 luftrave ballkanike i grabiten trojet shqiptare dhe , tani jane mbledhur per tu merre veshe per format e kethimit te trojeve te grabitura ( Serbia, Mali i Zi dhe Grqia )

Shto koment

Denonco