Lihen në burg Albin Kurti e përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Apeli rrëzon kërkesën e mbrojtjes

Lihen në burg Albin Kurti e përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Apeli rrëzon kërkesën e mbrojtjes

12:52, 07/12/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës të të akuzuarit Albin Kurti, kundër aktvendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27.11.2017.

Albin Kurti së bashku më Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe Veprën penale; “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 409 i te njëjtit kod.

Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuara, ngaqë sikur del nga shkresat e lëndës, të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi me 26.11.2017, e kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak, të caktuar nga ana e Gjykatës së Apelit më 25.11.2017.
Ndaj sipas Gjykatës së Apelit, Gjykata e Shkallës së Parë ka vepruar drejt, kur u ka caktuar masën e paraburgimit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery07/12/2017 21:27

Tani ,Albin Kurti ua shqeu maskat horrave te Kosoves.Tani , eshte krejte irelevante se Kurti a do te jete ne burg ,ne paraburgim,ne burg shtepijak ose, burgim te perjeteshem ! Horrat e kane kape ne kthetra ( thonj ) drejtesine e kosoves, shtyllen me te rendesishme te shtetit dhe Kurti e deshmoi kete....eshte njisoje sikur kure te ia varesh qenit ne bisht nji tenxhere te lidhur me spage...nga friga e zhurmes se tenxherese qe terhiqet nga spaga e lidhur ne bishte te qenit, ai vrapon si i cmendur neper ruget dhe rrugicat e Kosoves

Shto koment

Denonco