Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Haradinaj premton të zhdukë varfërinë ekstreme në Kosovë

Haradinaj premton të zhdukë varfërinë ekstreme në Kosovë

11:34, 07/12/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se shpejt kosovarët do të lëvizin pa viza. Ai në fjalimin e tij teksa ka shpalosur programin qeverisës 2017-2021 ka premtuar se nën qeverisjen e tij do të zhduket varfëria ekstreme në Kosovë.

Ai tha se synohet rritja e qëndrueshmërisë dhe se do të ketë edhe rritje të pagave, derisa shtoi se investimet në pjesën më të madhe do të vijnë nga sektori privat.

“Do të krijojmë partneritet me FMN-në. Ne synojmë ndërtim të marrëdhënieve me Serbinë, do të përmbyllim suksesshëm dialogun me Serbinë.

Kemi kërkuar edhe mbështetjen e SHBA-së në dialog. Po ashtu, edhe dialogu duhet të ketë afatizim dhe ajo që duhet të arrijmë është njohja reciproke.

Do të zbatojmë në tërësi Marrëveshjen e MSA-së. Për një kohë të shkurtër do t’i liberalizojmë vizat. Kosova pa asnjë dilemë synon anëtarësimin në NATO.

Ne do ta transformojmë FSK-në në ushtri me bashkëpunim të ndërkombëtarëve", tha ai. /Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco