VIDEO/ Protesta të dhunshme në Athinë

VIDEO/ Protesta të dhunshme në Athinë

00:53, 07/12/2017
A+ Aa A-

Kryeqyteti i Greqisë është përfshirë nga trazira të dhunshme mbrëmjen e së mërkurës në përvjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos nëntë vite më parë në Athinë.

Anarkistët i kanë vënë flakën objekteve të ndryshme në zonën e Eksarxia. Protestuesit sulmuan me bomba molotov policët dhe gazetarët.

Video e medias greke “I Efmerida” tregon momente të përleshjeve të dhunshme mes anarkistëve dhe forcave të policisë. Ata qëllojnë me gurë, ãshekzjarre dhe mjete të tjera.

Incidente të tjera të dhunshme u shënuan edhe në qytete të tjera të Greqisë, si në Selanik e në Kretë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco