Avokati i Limajt: E vërteta u tha

Avokati i Limajt: E vërteta u tha

19:02, 24/11/2017
A+ Aa A-

Kharim Khan, avokati i ish ministrit të Transportit dhe telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha sot se është i lumtur që klienti i tij u shpall i pafajshëm në akuzat për të cilat ngarkohej.

“Sot e vërteta u tha. Çdo i akuzuar u gjet i pafajshëm në secilën pikë të akuzës. Arsyeja se pse unë besoj në ligj është se në shumicën e rasteve, pavarësisht politikës apo ndonjë motivi tjetër, është shumë e vështirrë të fshehësh një gënjeshtër në sallë të gjykatës”, tha Khan.

Limaj dhe të gjithë të akuzuarit tjerë në rastin MTPT u shpallën të pafajshëm në akuzat për korrupsion.

“Ka pasur dhembje dhe stres, jo vetëm për Limajn e djalin e tij, por edhe për vajzat, familjen e shokët. Por pas gjithë kësaj, është një lehtësim që emrat u janë pastruar”, tha Khan. /Kallxo.com/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco