Albin Kurti dhe dy deputetet dërgohen në burg jashtë Prishtinës

Albin Kurti dhe dy deputetet dërgohen në burg jashtë Prishtinës

14:24, 24/11/2017
A+ Aa A-

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë arrestuar nga policia.

KALLXO.com merr vesh nga burimet brenda Policisë se tre deputetët e arrestuar të Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj janë dërguar në një burg jashtë Prishtinës.

Burimi nga Policia nuk ka pranuar të tregojë për momentin për cilin burg bëhet fjalë.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj u arrestuan në bazë të një fletarresti të lëshuar nga gjykatësi Beqir Kalludra për shkak se nuk u paraqitën në një seancë gjyqësore të mërkurën për t’u përgjigjur në akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco