Vendimi i Hagës për Mlladiçin, kryeministrja e Serbisë: Le të shohim nga e ardhmja

Vendimi i Hagës për Mlladiçin, kryeministrja e Serbisë: Le të shohim nga e ardhmja

14:09, 22/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, tha sot se vendimi për Ratko Mlladiqin nuk është një befasi për popullin serb dhe tha se shikimi duhet kthyer nga e ardhmja që më në fund të ketë një shtet të qëndrueshëm.

“Ne duhet të shikojmë kah e ardhmja … në mënyrë që të kemi një shtet të qëndrueshëm”, tha ajo, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco