Gjykata e Hagës dënon Ratko Mlladiç me burgim të përtejshëm

Gjykata e Hagës dënon Ratko Mlladiç me burgim të përtejshëm

12:16, 22/11/2017
A+ Aa A-

Ratko Mlladiç është shpallur fajtor për gjenocidin dhe një prej mizorive më të këqija të luftës në Bosnjë të viteve 1990.

Ish komandanti serb i Bosnjes është dënuar me burgim të përtejshëm.

"Kasapi i Bosnjës" u përball me 11 akuza në Gjykatën e Hagës duke përfshirë gjenocidin dhe krime kundër njerëzimit.

Ai u dënua për masakrën e më shumë se 7,000 boshnjakëve në Srebrenicë në 1995-n dhe rrethimit të Sarajevës në të cilin vdiqën më shumë se 10,000 persona.

Mlladiç shkoi në arrati, duke shmangur kapjen dhe duke jetuar nën mbrojtje për 16 vjet. Familja e tij u përpoq ta shpallte atë të vdekur, duke pretenduar se ata nuk kishin parë ose dëgjuar prej tij me vite.

Brukseli këmbënguli që Serbia ta dorëzonte atë nëse donin kandidaturën për BE-në dhe presioni përfundimisht u pagua./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco