Zaev mu në mes të Beogradit: Kemi respekt për Kosovën, nuk e tërheqim njohjen!

Zaev mu në mes të Beogradit: Kemi respekt për Kosovën, nuk e tërheqim njohjen!

14:19, 21/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev beson se do të ketë rezultate pozitive në dialogun e Brukselit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Zaev, i cili po qëndron në një vizitë dy ditore në Beograd, gjatë një konference për media ku e pranishme ishte edhe homologia, Ana Brnabiç, komentoi edhe rreth çështjes së shteteve të rajonit si dhe njohjeve. Ai theksoi se shteti maqedonas nuk e ka ndërmend ta diskutojë tërheqjen e njohjes për shtetin e Kosovës. Sipas tij, Maqedonia apelon që të ketë gjithmonë respekt të ndërsjellët të vendeve fqinje. “Ne respektojmë dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe unë besoj se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje, e cila do të rezultojë me marrëveshje”, ka thënë ai./INA 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco