Pacolli i kërkon Arabisë Saudite mike, mbështetje për njohjen e Kosovës

Pacolli i kërkon Arabisë Saudite mike, mbështetje për njohjen e Kosovës

12:53, 21/11/2017
A+ Aa A-

Vlerësim për qeverinë e re, gatishmëri për mbështetje të gjithanshme dhe të palëkundur ndaj Kosovës, i shprehu i ngarkuari me Punë i Arabisë Saudite në Tiranë, që mbulon Kosovën, Fayez Almeyat, Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli.

Në kuadër të këtij takimi Pacolli vlerësoi si të jashtëzakonshme ndihmën saudite në gjithë fushat, duke filluar me njohjen e hershme, që përcaktoi një fluks tjetër njohjesh të Kosovës prej vendeve të tjera arabe dhe islamike.

Ai kërkoi që Arabia Saudite të shtojë numrin e studentëve kosovarë në degë të tjera si mjekësia, inxhinieria, etj veç degëve teologjike.

Ministri Pacolli kërkoi gjithashtu që të firmosen marrëveshje të reja bashkëpunimi si dhe të vendoset reciprociteti në lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve. 

Në vazhdim të takimit, Pacolli e quajti të nevojshme angazhimin e shtuar të Arabisë Saudite si vend mik për shtimin e njohjeve, duke i kërkuar edhe vende specifike me të cilat ky shtet ka marrëdhënie të shkëlqyera. 

Ministri Pacolli e njohu mysafirin me legjislacionin kosovar për investimet e huaja dhe kërkoi përfshirjen e Odës Ekonomike të Riadit dhe Xhedas për të sjellë ndërmarrës sauditë në Kosovë.

Ministri Pacolli i përcolli ftesën e shtetit të Kosovës, për Mbretin dhe Princin trashëgimtar, që të vizitojnë sa më shpejt vendin tonë.

I ngarkuari i me Punë i Arabisë Saudite, Fayez Almeyat e njohu Kosovën me disa akte agresioni në dëm të vendit të tij me përfshirje të vendeve fqinje dhe kërkoi solidaritetin e shtetit tonë kundër këtyre akteve. Ministri Pacolli e garantoi për këtë mbështetje në linjë me qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco