VIDEO/ Në fshatin ku gjenerali serb Ratko Mlladiç konsiderohet hero

VIDEO/ Në fshatin ku gjenerali serb Ratko Mlladiç konsiderohet hero

11:41, 21/11/2017
A+ Aa A-

Dy dekada pas krimeve në Bosnjë ku si pasojë e luftës në rënien e ish-Jugosllavisë humbën jetën mbi 100 mijë njerëz të etnive të ndryshme, Gjykata e Hagës ka sjellë në fund procesin ndaj gjeneralit serb, Ratko Mlladiç, për shtetrrethimin katër vjeçar të Sarajevës, e sidomos për masakrën e Srebrenicës, që konsiderohet krimi më i rëndë në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Mlladiç mbi 15 vjet i kishte ikur drejtësisë ndërkombëtare dhe për të ishte shpallur shpërblimi mbi 10 milionë euro. ABC News ka qenë në fshatin ku u arrestua.

Këtu fshihej gjenerali Ratko Mlladiç, në shtëpinë e vëllait të tij.

Në fshatin Llazarevo, 80 kilometra nga kryeqyteti, ai është ende hero. Jo zyrtarisht fshatin e kanë quajtur Mlladiçevo.

Drejtësia ndërkombëtare këtu nuk ka reputacion të mirë.

Videot e ekzekutimeve me duar të lidhura me tela pas futjes së forcave serbe në enklavën myslimane u bën nga vetë autorët.

Këto janë dëshmitë kryesore të Hagës.

Aktivistja serbe, Natasha Kandiç, ua dha organeve të drejtësisë dhe televizioneve dëshmitë. Për ripajtim kërkon vetëdije dhe kritika ndaj vetvetes.

Nuk ka drejtësi, por tani e dimë çfarë ushtrie ishte ajo dhe kush i komandonte. Ka ende njerëz nga ajo kohë në institucione dhe se Serbia e ka krijuar gjeneralin Mlladiç.

Ratko Mlladiç ngarkohet për vrasjen e 8 mijë myslimanëve. Në këtë video flet për hakmarrje ndaj turqve duke menduar për boshnjakët.

Lirim nga akuzat kërkon avokati i tij. Në Bosnjë ka ndodhur krime, por Mlladiç është i pafajshëm.

Gjyqtarët janë ende në ndikimin e propagandës perëndimore. Mlladiç ka bërë gjithçka që ta parandalojë të keqen dhe nuk ka asnjë lidhje me krimet.

Serbia përballet me vështirësi me të kaluarën, zyrtarisht nuk ka qenë pjesë e luftës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco