Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Vuçiç takon Aleks Soros, ja çfarë shkruan në Facebook

Vuçiç takon Aleks Soros, ja çfarë shkruan në Facebook

11:56, 20/11/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është takuar me Aleks Soros dhe kanë biseduar me njeri tjetrin për reforma dhe bashkëpunim. Ja çfarë shkruan në Facebook, Vuçiç:

"Qëllimi strategjik dhe prioriteti i Serbisë është të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Europian. Serbia është e gatshme të reformojë shoqërine sipas standarteve europiane. - Me Ndihmëskryetarin e Këshillit Drejtues të Fondacionit "Shoqëri e Hapur", Aleks Soros."

Po ashtu, mediat serbe njoftojnë se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç  u takua me Zv.presidentin e Komitetit Drejtues të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Aleks Soros me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në rajonaj dhe mbëhstetjen e Fondacionit për Integrimin Europian të Serbisë, për reformat në fushën e mediave dhe të së drejtave.

Presidenti serb tha se në rajonin e Ballkanit, Serbia, në fund të të gjitha proceseve të herëpashershmenegative në rajon, mbetet e vendosur që të gjitha çështjet e hapura bilaterale me fqinjët t’i zgjidhë me dialog.”  

Soros nga ana e tij inkurajoi Serbinë të vazhdojë të luajë rolin konstruktiv në favor të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe nënvizoi se Fondacioni për Shoqëri të Hapur është i gatshëm të mbështesë procesin e reformave dhe zhvillimin si dhe programin e integrimit të romëve në Serbi. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco