Haradinaj i kërkon SHBA, mbështetje, Engel: Demarkacioni po ju mban peng dhe  kjo s'më pëlqen aspak

Haradinaj i kërkon SHBA, mbështetje, Engel: Demarkacioni po ju mban peng dhe kjo s'më pëlqen aspak

09:45, 20/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar ndihmën e ShBA-së për temat e mëdha, të cilat ende janë të hapura.

Këtë kërkesë ia ka drejtuar kongresistit amerikan, Eliot Engel, pas mbledhjes solemne të Qeverisë të mbajtur për nder të tij.

“Kosova ka ende tema të hapura, por është e përcaktuar për euroatlantik. Në këtë drejtim ne kërkojmë ndihmën tuaj”, ka thënë kryeministri Haradinaj

“Është për mua edhe kënaqësi, por edhe nder, që këtë miqësi që e kemi edhe nga kohët e vështira, por thellojmë edhe me demokracinë në Kosovë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Gjithashtu, ai ka thënë se ishte nder që Engel të jetë dëshmitar gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve, për ta vërtetuar demokracinë.

“Ishte nderi i madh që edhe dje në raundin e dytë të zgjedhjeve t’ju kemi juve si dëshmitar, që Kosova është një demokraci”, ka shtuar më tej ai.

Engel, i cili po qëndron në Kosovë, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Ramush Haradinaj, ka thënë se, çështja e Demarkacionit duhet të zgjidhet.

Sipas tij, Demarkacioni po e mban peng Kosovën dhe se kjo gjë nuk është aspak e mirë për vendin

“Mendoj se Demarkacioni është çështje e rëndësishme dhe është një prej çështjeve që duhet të zgjedhit. Është çështje dhe nuk është e vetmja dhe kjo duhet të zgjidhet. Është çështje e cila po e mban peng Kosovën dhe kjo nuk më pëlqen aspak dhe kjo çështje duhet të zgjidhet”, deklaroi Engel, raporton “Zeri.info”.ht

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco