Exit Poll: Shpend Ahmeti ka fituar në Komunën e Prishtinës

Exit Poll: Shpend Ahmeti ka fituar në Komunën e Prishtinës

19:10, 19/11/2017
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur zgjedhjet lokale të balotazhit në Kosovës. Kutitë e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 19:00, shkruan albeu.com.

E menjëherë pas mbylles së vendvotimeve Klan Kosova ka publikuar Exit Poll-et e para në lidhje me shifrat e votimeve.

E sipas Exit-Pollit në Komunën e Prishtinës ka fituar kandidati Shpend Ahmeti me 52.2 %.

Tashmë pas pak fillon edhe numërimi i flet-votimeve në qendrat e votimit. 

Vlen të theksohet se procesi i votimit gjatë ditës së sotme është zhvilluar përgjithësisht i qetë duke pasur veëm disa incidente në shkallë vend. Zgjedhjet e para lokale u mbajtën në 22 tetor të këtij viti.

Vlen të theksohet që www.albeu.com do të nxjerrë rezultatet e numërimit minutë pas minutë. Klikoni në linkun e mëposhtëm për të ndjekur rezultatet më të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco