Zgjedhjet në Kosovë, Mustafa: Qytetarët të vendosin për më të mirin

Zgjedhjet në Kosovë, Mustafa: Qytetarët të vendosin për më të mirin

12:08, 19/11/2017
A+ Aa A-

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musafa, sapo ka votuar për kryetar të komunës në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në shkollën fillore Emin Duraku në Prishtinë.

Isa Mustafa para pak çasteve ka votuar me bashkëshorten e tij për kryetarin e komunës. Ai pas hedhjes së votës së tij ka thënë se fati i qytetarëve përcaktohet nga dalja e tyre për të votuar.

“Sot është ditë e rëndësishme për të gjitha komunat pasi që po zhvillohet raundi i ditë për kryetar të komunës”, është shprehur Mustafa.

“Të gjithë qytetarët do të vendosin për kandidatin më të mirë, në mënyrë që ata të qeversin dhe të gjithë të jemi të kënaqur. Ata përcaktojnë fatin e shumë komunave në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa fton qytetarët të dalin sa më shumë për të vopotuar pasi nga kjo varet zgjedhja e problemeve të tyre.

Përdallim nga herën e kaluar, Musafa ka votuar me letërnjoftim. /Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco