Trump të ndërhyjë urgjentisht/ Ballkani rrezikohet nga …

Trump të ndërhyjë urgjentisht/ Ballkani rrezikohet nga …

12:01, 18/11/2017
A+ Aa A-

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duhet të veprojë urgjentisht për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Reagimi vjen nga Daniel Server, profesori universitar dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në Ballkan.

Server argumenton se një nga shkaqet kryesore të destabilitetit në Ballkan është përzierja e Rusisë, e cila, sipas analizës së Server, nuk dëshiron një zhvillim properëndimor dhe demokratike të kësaj pjese të Europës.

Analisti thekson se Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë janë njoftuar me rekomandimet e tij.

Server në analizën e tij nuk parashikon një luftë të re të madhe në Ballkanin Perëndimor, megjithatë ai nuk përjashton shpërthimin e dhunës në Ballkan.

Server sugjeron një ndërhyrje diplomatike dhe ekonomike më të fortë perëndimore dhe një aktivizim shumë më të madh amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery18/11/2017 12:37

Administrata amerikane z.Server sigurishte se ka nji plan per Ballkanin dhe shqiptaret. Fillimishte, plan eshte qe administrates Trump ti bashkoje gjitha trojet shqiptare ne nji shtet e pastaj , me nji referendum gjitheshqiprar, shtetin e ri te shqiptareve ne Ballkan te ia bashkoje SHBA te cilin e lidhin ujrat nderkombtare te Detit Adriatik , Detit Mesedhe dhe Oqeanit Atllantik

Shto koment

Denonco