Në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën në Serbi, presidentit serb Vuçiç i ka tërhequr vëmendjen propozimi i profesorit të drejtësisë, Vladan Kutleshiç për një union real të shteteve të pavarura të Serbisë dhe Kosovës, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të ndërlidhura mes tyre.
“Propozimi im është që Serbia ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur, por ajo të mbetej institucionalisht e lidhur me Serbinë. Do të ishte një union doganor që do të kishte një treg të përbashkët dhe politikë monetare unike”, ka shpjeguar Kutleshiq për gazetën serbe “Blic”, përcjell Telegrafi
Sipas gazetës serbe, propozimi i Kutleshiqit në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën është i pari që ka tërhequr vëmendjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Propozimi i tij gjithashtu parasheh autonomi politike dhe territoriale për serbët në veri të Kosovës, ndërsa serbët që jetojnë në jug të Ibrit të fitojnë autonomi kulturore, gjuhësore dhe informative.
Gjithashtu, prona e Kishës Ortodokse Serbe dhe monumentet mesjetare serbe do të merrnin autonomi funksionale, kurse do të administroheshin nga Instituti serb për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, ose një autoritet në Kosovë të cilin do ta paguante Serbia do të paguajnë.
Sipas gazetës serbe presidenti Vuçiç kohë më parë ka përmendur publikisht propozimin e Kutleshiqçt. “Jam befasuar me atë çfarë tha ai. Nëse do të mendonim kështu 10, 15 ose 20 vjet më parë, ndoshta disa gjëra të ishin ndryshe”, tha Vuçiç.
Kutleshiç shpjegon se Kosova do të merrte ulëse në Kombet e Bashkuara, por Serbia do të bënte një marrëveshje obligative që në organizatat ndërkombëtare (Kosova dhe Serbia) nuk do të mund të votonin kundër njëri-tjetrit.
Pjesë e propozimit të tij është se zgjidhja përfundimtare do të miratohej në një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të merrnin pjesë Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Gjermania dhe Franca, që do të ishin garantues të marrëveshjes.
“Serbia do të duhej të kërkojë nga Brukseli një garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse një marrëveshje e tillë do të nënshkruhet”, thotë Kutleshiq.
© SYRI.net
Si duket ky na qenka nji pordhe-projekt rus per krijimin e parakushteve dhe pregaditjen e terrenit te krijimit te Serbise se Madhe Shqiptaret e Kosoves nen Serbi as te vdekur nuk do te pranojne te jene .As ne Unione , as ne Konfederata , as ne Ballkanie as ne kurrfare forme tjeter sepse , Kosova thjeshte, ka qene e okupuar nga Serbia sepse , Kosova me Serbine dhe shqiptaret me serbet asgje te perbashket mese veti nuk i lidhe dhe nuke kane. Serbet jane popull sllav dhe jane ardhacak , shqiptaret jane popull vendas dhe autokton.Serbet shkruajne me germa cirilike dhe kane alfabetin cirilik me 28 germa kurse, shqiptaret perdorin alfabetin latin me 36 .Gjuha serbe bene pjese ne grupin e gjitheve sllave kurse , gjuha shqipe bene pjese si e vetme gjuhe e grupit te IX-te te gjuheve Indoeuropiane dhe s ka kurrefare lidhje me gjuhet sllave.Serbet jane popull te konfesionit ortodoks kurse shqiptaret kryesisht te besimit islam dhe rethe 20-30 % te populesise shqiptare jane te besimit te krishter ,katolik dhe ortodoks. .Doket , zakonet dhe tradita te dy popujve shqiptar dhe serb eshte diametrisht e kundert me njera -tjetren por , mbi te gjitha , serbet jane pushtues te trojeve shqiptare , kane kryer krime dhe masakra e mizori mbi popullin e pambrojzur shqiptar dhe ne shqiptaret serbet i perjetojme si agresor dhe armiq shekullor andaj ,nuke vjene ne konsiderim me serbet kurrfare unioni te cin na i paska ra ndermend presidentit serb Vuciq ta propagandoje duke provuar majte pulsi te shqiptareve ose , dogana te perbashketa ose , dic tjeter te perbashket nuk vjene ne shprehje te kene ata me Kosoven .Imponimi eshte Imponim dhe ai po shifet sheshit sikur u pa me 1913 , ne Konferences e Londres ku ,ne na u imponua dheneshem " bashkejetesa" me serbet gjoja , per paqen dhe sigurine e Europes por, nga ajo dite e kobeshme e 1913 per shqiptaret, ne Europe vetem paqe me serbet nuk pati por , pati luftra te pergjakeshme , debime masive ne Turqi e gjetiu , uzurpimit pronash te shqiptareve , pati aleanca ballkanike antishqiptare , pati dy luftra te medha botrore dhe dy luftera ballkanike ku ne ne fund , ne shqiptaret nen egersionin sllavo-komunist pesuam shume keqe .aqe keqe sa as sot e kesaje dite ne s po mund te konsolidohemi dot , u sakatuam dhe u tkurem si ne trojet e teritore shqiptare ,ashtu edhe ne njerez e popullesi...!