Vdes suedezi që botoi librin për helmimin e nxënësve shqiptarë

Vdes suedezi që botoi librin për helmimin e nxënësve shqiptarë

09:32, 18/11/2017
A+ Aa A-

Vdes suedezi Göran Wassenius. I ndjeri kishte shkruar libër për helmimin e nxënësve shqiptarë gjatë viteve të nëntëdhjeta, botimin e të cilit e kishte bërë me paratë e veta.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë publicisti Shqiptar Oseku, i cili jeton në Suedi.

Oseku ka shkruar edhe një in memoriam për të ndjerin Göran Wassenius.

Më fal, miku im!

In memoriam Göran Wassenius

(9 shkurt 1939 – 14 nentor 2017)

Göran Wassenius ishte mësues gjimnazi këtu në Suedi kur mbërrimë ne, vala e parë e ikanakëve shqiptarë nga Kosova, në fund të viteve 1980. Ishim të traumatizuar, t? varf?r, të dezorientuar. Të çuditshëm. Mendoj nganjëherë, athua si u jemi dukur popullit q? na dha strehë.

Göran Wassenius ishte nga ata humanistë grasroot që pikasi saktë dhunën prapa traumës, padrejtësin? prapa varfërisë, e izolimin prapa dezorientimit. Ai na pa jo ashtu siç ishim, por ashtu si na kishin bër?.

Në dekadën që pasoi, kur u vendos fati i Kosovës, Göran Wassenius ishte zë i fuqishëm i humanizmit dhe arsyes në opinionin suedez. Ai u angazhua në pritje sa më humane të ikanakëve kosovarë, shkroi artikuj pa numër për ne ikanakët dhe për terrorin që sundonte në Kosovë, e kundër paragjykimeve sociale, etnike e fetare që ngrejnë kokën kudo ka dyndje ikanakësh.

Pas çlirimit të Kosovës, Göran Wassenius iu përkushtua me vite zbardhjes së helmimit të q?llimshëm të nxënësve e personelit shkollor në Kosovë n? mars 1990. Bëhet fjalë për një ndër episodet më të errëta e më morbide të terrorit serb mbi shqiptarët e Kosovës, të cilin, mjerisht, nuk e njohin as shumë shqiptarë dhe sot e kësaj dite.

Ai bëri hisen që i kish ngarkuar vetes, megjithatë. Më 2009 ai botoi librin Den mystiska sjukdomen (shqip përaf. Sëmundja.e mistershme) dhe pagoi nga xhepi i vet një sajt interneti me të njëjtin emër, ku përshkruan saktë helmimin e qëllimshëm të fëmijëve shqiptarë nga Serbia.

Ai aty identifikon 7421 pacientë, nga mosha 2 vjeç gjer 66 vjeç. Shqyrton llojin e helmit të gjetur, analizat toksikologjike, arsyet dhe kontekstin politik të koh?s, reagimet e botës, propagandën serbe për gjoja “psikozë histerie masive”. Por me pedanterinë e mësuesit të gjimnazit, përmend edhe faktin se ndër të helmuarit ishte edhe një pacient serb. Një polic.

Kisha rastin t? bashkëpunoj ca me zt. Wassenius rreth asaj pune dhe më kujtohet si ankohej për mosinteresimin q? haste te shqiptarët. “Ky helmim duhet të ketë muze, monografi, të jetë pjesë e kurrikulave n? shkolla”, më thonte netve të vona në telefon. Çfarë t’i thoja. Nuk dija çfarë t’i thoja. Nuk do të dija çfarë t’i të them as sot.

Më vjen turp por duhet ta pranoj, se ajo kauzë e tij ishte dhe arsye pse unë i rrallova kontaktet me të. Ndieja siklet t? madh kur dëgjoja kërkesat e tij të arsyeshme, ndërsa e dija mosinteresimin e autoriteteve tona. Më thyente përbrenda ai siklet. Sikur tash q? më thyen ndjenja e fajit. Duhej të të kisha ndenjur pranë, miku im. Duhet ta kishim ndarë atë siklet bashkë. U tregova i lig ndaj teje, pse kisha dhe kam një atdhe të lig.

Jo, nuk e di as sot se çfarë do t’i thoja z. Wassenius. Mirëpo, e di fort mirë se çfarë dua t’u them autoriteteve në Kosovë, e në Shqipëri. Dua t’ju them se emrin Göran Wassenius meriton ta ketë një një shkollë, a një rrug?, a një sokak diku në Kosovë, e në Shqipëri.

Dua t’u them se i keni shumë borxhe historisë sonë, qytetarëve tanë. Por ju lutem shumë të keni dinjitet, që të mos u mbetemi borxh atyre q? dhanë për ne pa na patur gjë borxh.

Më fal, miku im! Sa rroj do të të kujtoj.

 

Libri për helmimet nga G Wassenius: https://www.bokus.com/…/97891862071…/den-mystiska-sjukdomen/

Sajti për helmimet nga G Wassenius: http://denmystiskasjukdomen.se/sv/

Një nga artikujt pro Kosovës nga G Wassenius: http://www.fria.nu/byline/goran-wassenius

/KultPlus.com/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco