Lutfi Haziri pranë madatit të tretë, i biri përqafon foton e tij

Lutfi Haziri pranë madatit të tretë, i biri përqafon foton e tij

17:05, 17/11/2017
A+ Aa A-

Lutfi Haziri pritet të rikonfirmohet të dielën si kryekomunar i Gjilanit, në një mandat të tretë rradhazi. Në prag të zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve, një foto e postuar në rrjet tregon djalin e mitur të Hazirit që përqafon foton e tij.

Lufti Haziri pas tubimit përmbyllës të mbajtur sot në këtë qytet ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

Haziri ka shkruar në Facebook se të dielën pret që të rikonfirmohet mbështetja për fitoren plebishitare.

“Faleminderit qytetarëve të të gjitha lagjeve, fshatrave e vendbanimeve tjera të Gjilanit për mbështetjen në formë të Referendumit. Ju sot folët fort, qartë dhe drejt.

Në veçanti, jam tepër i nderuar që fola para familjeve të respektuara të heronjve e dëshmorëve të kombit: Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Ibrahim Uruqi, Muharrem Ibrahimi, Esat Berisha, Halim Orana, Reshat Ymeri, Nezir Shurdhani, Ymer Muqibaba, e Hoxhë Lipovica.

Të dielën pres që ta rikonfirmoni mbështetjen që ta bëjmë fitoren plebishitare. Jam falënderues dhe mbetem Luta i Juaj përjetë!”, shkruan Haziri.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco