Kërçovë / Aksidentohet autobusi me 30 nxënës

Kërçovë / Aksidentohet autobusi me 30 nxënës

16:26, 14/11/2017

Rreth 30 nxënës janë lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjes rreth orës 7:30 në rrugën Demir Hisar – Kërçovë. Pos nxënësve, lëndime ka pësuar edhe shoferi i autobusit Z.S. 49 vjeçar.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën klinike në Manastir ku u është dhënë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit dhe fugonit me targa nga manastiri, i drejtuar nga S.S. (56) nga Krusheva.

Komunikacioni nuk ka qenë në ndërprerje dhe është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes, raportojnë mediat në Maqedoni.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment