Aksident i tmerrshëm në Manastir, një i vdekur dhe katër të plagosur rëndë

Aksident i tmerrshëm në Manastir, një i vdekur dhe katër të plagosur rëndë

08:34, 13/11/2017
A+ Aa A-

Maqedoni - Një person ka mbetur i vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e në një aksidenti rrugor që ndodhi në orët e mbrëmjes në rrugën Manastir-Prilep.

Policia e Manastirit konfirmon se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Peti leb” ku si pasojë e një përplasje midis dy automjeteve , një person ka humbur jetën në vend dhe katërtë tjerë u dërguan me urgjencë në spitalin e Manastirit.

Për momentin në vend ngjarje po bëhet inspektim për të zbuluar shkaqet që kanë çuar deri tek aksidenti, ndërsa nga SPB-Manastir informojnë se rruga Manastir-Prilep e cila prej ora 17:45 deri para pak minutash ishte e bllokuar, tashmë është e hapur./Tetovasot

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco