Veseli: Vitin e ardhshëm rindërtohet Kulla e Isa Boletinit

Veseli: Vitin e ardhshëm rindërtohet Kulla e Isa Boletinit

16:57, 10/11/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, kanë vizituar kompleksin e heroit kombëtar Isa Boletini dhe kanë parë nga afër pjesët e kullës të cilat kanë nevojë për mirëmbajtje dhe rregullim.

Kreu i PDK-së, Veseli, tha se kryetarja e re e Mitrovicës Valdete Idrizi do të jetë nismëtare e ndërtimit të Kullës së burrave në kompleksin e Isa Boletinit, pasi ajo pjesë e Kullës aktualisht nuk është e rregulluar.

“Çdoherë që jemi këtu ndihemi krenar me veprën e heroit tonë Isa Boletini. Kjo kullë është dëshmi se në këtë vend janë mbrojtur gjitha trojet shqiptare dhe nga këtu duam të dërgojmë mesazhin e bashkimit dhe zhvillimit të Mitrovicës së bashkuar. Kryetarja Valdete Idrizi do të jetë edhe nismëtare e projektit për ndërtimin e kullës së burrave këtu Brenda kompleksit të kullave të Isa Boletinit. Ai projekt do ta ketë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Kulturës dhe do të realizohet menjëherë”, tha Veseli.

E kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, theksoi se programi i saj garanton mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e saj për të tërhequr sa më shumë vizitorë të Kosovës dhe të huaj për të parë nga afër zonën e mrekullueshme të Shalës së Bajgorës dhe shumë vende tjera të bukura me plot histori në Komunën e Mitrovicës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco