Anulohet protesta e veteranëve

Anulohet protesta e veteranëve

16:31, 10/11/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se kanë marrë vendim ta anulojnë protestën e thirrur për të martën lidhur me pagat e veteranëve.

Kryetari Gucati ka thënë për KosovaPress se tashmë në llogaritë bankare të ish-ushtarëve të lirisë janë ekzekutuar pagat e tyre nga një vendim që është marrë sot nga Ministria e Financave.

“Protestën e thirrur për të martën me veteranët e luftës, kemi marrë vendim ta anulojmë mbas një vendimi të Ministrisë së Financave për ekzekutim e pagave për këtë kategori, për muajin gusht, shtator dhe tetor. Kemi parë sot pasdite rreshtat e gjatë të veteranëve para bankave komerciale duke I tërhequr pagat e tyre”, theksoi Gucati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco