Haradinaj thotë se në vitin 2018 do të aplikohet për marrjen e statusit për anëtarësim në BE

Haradinaj thotë se në vitin 2018 do të aplikohet për marrjen e statusit për anëtarësim në BE

13:20, 10/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shfaqi sot synimin e qeverisë së tij që t’i krijojë kushtet për aplikim për statusin e kandidatit në Bashkimin Europian gjatë vitit të ardhshëm.

Në një konferencë rreth agjendës europiane të reformave të organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, kreu i ekzekutivit i bëri thirrje BE-së që t’i intensifikojë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën në fazën e re të zhvillimeve.

“Dëshirojmë ta kërkojmë statusin e kandidatit, por statusin e kandidatit meritor. Presim që vitin e ardhshëm të aplikojmë prandaj kërkojmë marrëdhënie bilaterale më intensive me BE-në”, tha Haradinaj gjatë kësaj konference.

Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në BE “nuk ka alternativë”.

Por Haradinaj e pranoi se vendimet e institucioneve të Kosovës po hasin në vështirësi në zbatimin e tyre në praktikë.

“Kemi vështirësi të shumta në zbatimin e vendimeve të marra. Nuk e them për ta kritikuar qeverinë e sotme apo të ardhshme, por duhet ta përmirësojmë këtë”, shtoi Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery12/11/2017 23:14

Haradinaj po sillet sikur lufta ne Kosove ende nuk ka mbaruar dhe ai bashke luftetaret e tij ende eshte duke luftuar kunder njisiteve dhe ushtrise serbe. Ndryshe , nuk do te kishte dhene kesi deklarata qe as gomari nuk i ha Marrja e statusit per aplikim ne BE do te ndodhe vetem ateher kure ne institucionet shtetrore te Kosoves te mos kete asnji komandant ( ate e tha para dy vitesh ne Prishtines hapur dhe troq Xhems Rubin , ish zedhensi i SHBA ne administrates Clinton ) kurse z.Haradinaj ne vend qe ta shpetojne popullin e Kosoves dhe te hape krahun reformave , ai bashke me bashkeluftaret e tij ende bejne " lufte per jete vadekje " per pozita sa me te larta te pushtetit dhe kolltuqe shtetrore duke ia vu kemben forte ne qafe popullit te Kosoves

Shto koment

Denonco