Sllaveski: LSDM-ja kur ishte në opozitë, kërkonte që të ulen akciza për derivatet

Sllaveski: LSDM-ja kur ishte në opozitë, kërkonte që të ulen akciza për derivatet

13:25, 08/11/2017
A+ Aa A-

Ish-ministri i Financave në Maqedoni, tani profesor i ekonomisë, Trajko Sllaveski ka thënë se LSDM-ja kur ka qenë në opozitë ka kërkuar uljen e akcizës për derivatet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Rritja e akcizës do të ndodh në një periudhë jo të mirë. Rritja e akcizës do të aktivizohet atëherë kur çmimet e derivateve në rang global janë në rritje. Para pesë viteve kur ne ishim në qeveri ndërsa LSDM-ja në opozitë, ata kërkonin që ne si qeveri të ulim akcizat për derivatet. Atëherë akcizat ishin në minimumin e mundshëm, e jo si tani që është LSDM-ja në qeveri” tha mes tjerash Sllaveski.

Përndryshe, qytetarët por edhe partitë në opozitë janë duke reaguar përballë paralajmërimeve se në Maqedoni do të rriten akcizat e derivateve. Dragan Tevdovski dhe Zoran Zaev kanë thënë se kjo nuk do të ndikojë në buxhetin familjar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco