Kosovë/ ‘Të përshpejtohet procesi i rishikimit të demarkacionit’

Kosovë/ ‘Të përshpejtohet procesi i rishikimit të demarkacionit’

10:20, 08/11/2017
A+ Aa A-

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, i ka bërë thirrje Qeverisë Haradinaj të përshpejtojë procesin e rishikimit në demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka vlerësuar se në këtë drejtim Kosova ka humbur shumë kohë dhe se vonesat e mëtutjeshme janë të panevojshme.

Hoti në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se nëse demarkacioni është bërë keq duhet të ri-negociohet, por nëse është bërë mirë duhet të ratifikohet në Kuvend.

Sipas tij, e gjithë rrjedha e procesit është peng i të gjeturave dhe i raportit që do të dalë nga komisioni i ri për demarkacion.

Hoti ka bërë me dije se nëse deri në fund të vitit përmbyllet çështja e demarkacionit, ka gjasa reale që Këshilli Evropian ta japë dritën jeshile për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco