Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Një miliard euro borxhi publik i Kosovës

Një miliard euro borxhi publik i Kosovës

13:07, 04/11/2017
A+ Aa A-

Banka Qendrore e Kosovës në raportin e fundit ka bërë të ditur shifrën e borxhit publik të Kosovës.

BQK-ja thotë se kjo shifër ishte rreth 1 miliard euro deri në qershor të këtij viti, e që është një rritje prej 15.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.

“Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të jashtëm prej 15.5 %, vlera e të cilit ka arritur në 443.0 milionë euro dhe borxhit të brendshëm prej 15.1 % ose 504.5 milionë euro”, thuhet në raportin e bankës.

“Mallrat dhe shërbimet (përfshihen edhe shpenzimet komunale) shënuan rritje prej 8.2 përqind dhe arritën vlerën 94.9 milionë euro. Subvencionet dhe transferet shënuan rritje për 9.0 përqind dhe arritën vlerën 230.9 milionë euro. Rritjen më të lartë e shënuan investimet kapitale të cilat arritën vlerën prej 159.3 milionë euro që janë për 18.7 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e BQZ-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco