Serbia do të eksportojë byrekun tradicional në Turqi

Serbia do të eksportojë byrekun tradicional në Turqi

12:03, 04/11/2017
A+ Aa A-

Pas vizitës së Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Serbi dhe pas marrëveshjes së tregtisë së lirë, në rajonin e Sanxhakut, një entuziazëm është ndierë për të eksportuar në Turqi një nga pjatat tradicionale të vendit.

Ushqimi tradicional i qujtur mantia, byrek me mish ose djath, do të eksportohet në qytetet më të mëdha të Turqisë, shkruajnë mediat turke, transmeton portali arbresh.info

Fifa Koca, një ekspert për ushqimin tradicional në Sanxhak, ka thënë për Anadolu se receta e mantiva përcillet nga brezi në brez.

Sipas marrëveshjes së rishikuar të tregtisë së lirë, nënshkruar gjatë muajit të kaluar, Serbia mund të eksportojë rreth 5 mijë ton mish, 25 mijë ton vaj luledielli të papërpunuar, 10 mijë ton vaj luledielli të rafinuar, 15 mijë ton fara luledielli, 5 mijë ton soje dhe 500 ton ushqim për mace dhe qen./arbresh.info/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco