Humbje të mëdha për ISIS-in në Siri dhe Irak

Humbje të mëdha për ISIS-in në Siri dhe Irak

07:50, 04/11/2017
A+ Aa A-

Ushtria siriane ka rimarrë Deir al-Zourin, bastionin e fundit të madh të grupit militant Shteti Islamik (IS), njoftoi televizioni shtetëror.

Sipas raporteve të tjera, ushtria siriane është duke pastruar tani vetëm disa lagje të vogla.

Shteti Islamik e ka pasur nën kontroll këtë qytet qysh në vitin 2014.

Deir al-Zour ndodhet pranë Lumit Eufrat dhe është i rëndësishëm për shkak të afërsisë me kufirin me Irakun.

Rikthimi i qytetit nxjerr në pah rritjen e kontrollit të presidentit Bashar al-Assad mbi pjesën lindore të Sirisë.

Ndërkohë, në Irak, forcat qeveritare kanë rikthyer Al-Kaimin, njërin nga qytetet e fundit që ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik.

Ato po ashtu kanë rimarrë kalimin e fundit kufitar midis Irakut dhe Sirisë që ishte në duart e grupit militant./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco