Haradinaj: Statusin e vendit kandidat duhet ta marrim në 2019

Haradinaj: Statusin e vendit kandidat duhet ta marrim në 2019

11:12, 03/11/2017
A+ Aa A-

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka diskutuar për zbatimin e Marrëveshje së Stabilizim Asociimit. Ramush Haradinaj ka thënë se duhet punuar fort, në të gjitha nivelet dhe strukturat e shtetit, në mënyrë që deri më 2019 Kosova të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ai në mbledhjen e radhës të qeverisë ka folur edhe për takimin e komisionit për Stabilizim Asociim Kosovë – BE që do të mbahet në Strasburg, duke thënë se kanë përgatitur një raport sa i përket punëve që ka bërë kjo qeveri sa i përket agjendës evropiane e sidomos zbatimit të MSA-së.

“Ne kemi identifikuar prioritetet kyçe për vitin 2018. Prioritet kyç është agjenda evropiane e Kosovës dhe synimi ynë është që Kosova sa më shpejt me marr statusin vendit e kandidatit. Ajo që kemi bërë së bashku me ministrat dhe ministren Dhurata Hoxha kemi ardhur deri te një dakordim që në takimin që është me këshillin raportues të MSA jo vetëm të shkojmë me një raport, por të shkojmë me një raport që na mundëson që ta marrim statusin e kandidatit në vitin 2019. Qëllimi është të dëshmojmë që i kemi marrë punët seriozisht, sidomos në integrimet evropiane dhe të mos na japin veç detyra, por të marrim vet përgjegjësitë tona”, ka theksuar Haradinaj./rtk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco