Ankaraja provokon Athinën, i dërgon helikopterin 30 metra larg dhe ...

Ankaraja provokon Athinën, i dërgon helikopterin 30 metra larg dhe ...

11:18, 03/11/2017
A+ Aa A-

Jo më larg se dita e enjte, Ministria e Jashtme Turke lëshoi një deklaratë që thoshte se Greqia nuk ka të drejtë të kryejë ushtrime ushtarake në ishullin e Rodosit dhe se manovrat e përbashkëta ushtarake Greqi-Egjipt (Meduza 5) ishin shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Por mëngjesin e sotëm, ekzaktësisht në orën 07:59, helikopteri turk AB-412 i është afruar deri në 30 metra lartësi ishullit Imia dhe më pas është zhdukur nga radarët grekë.

Vetëm një ditë më parë MJT dënoi stërvitjen e përbashkët ushtarake greko-egjiptiane e koduar “Meduza 5”, e cila do të mbahet deri më 4 nëntor në juglindje të Egjeut, duke e cilësuar atë provokative. Në deklaratën e saj, Ministria e Jashtme Turke pretendon se zona detare përreth ishullit të Rodosit është e demilitarizuar, duke cituar Traktatin e Paqes së Parisit 1947, i cili ndalon operacionet ushtarake në Rodos.

Ministria e Jashtme Turke njoftoi gjithashtu se ajo i ka dërguar një paralajmërim Ambasadës Greke në Ankara, për t’i kujtuar “se veprimet e njëanshme që rrisin tensionin në Detin Egje duhen shmangur”.

“Në këtë kontekst, ne i bëjmë thirrje fqinjëve grekë që të shmangin veprimet që dhunojnë ligjin ndërkombëtar dhe thërrasin vende të treta për të marrë pjesë në këto operacione në emër të tyre”, përfundoi deklarata e MJT. /360grade/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco