VIDEO/ ‘Skifterët’ djegin flamurin e Maqedonisë në mes të Gjilanit

VIDEO/ ‘Skifterët’ djegin flamurin e Maqedonisë në mes të Gjilanit

21:12, 02/11/2017
A+ Aa A-

Tifozët e klubit të Gjilanit, “Skifterët” në shenj revolte për atë që ndodhi sot në Maqedoni, ia kanë vë flakën flamurit të kësaj të fundit.

Gjykata në Shkup sapo ka bërë të ditur aktvendimet për të akuzuarit e ‘Lagjes së Trimave’ rasti Kumanova.

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, i është shqiptuar burgu i përjetshëm, të tjerëve gjithsej 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Një grup i tifozëve bardhekuq janë mbledhur në mes të Gjilanit dhe kanë kallur flamurin e Maqedonisë.

“Në shenjë revolte për padrejtësi të shtetit kukull sllavomaqedon ndaj heronjve tonë, sonte pranë shtatores së legjendarit Agim Ramadani – Katana dogjëm poçavrën e tyre identifikuese. I bëjmë thirrje të gjithë burrështetasve shqiptarë të ngritën në mbrojte të popullit të parespektuar shqiptar në Iliridë. Shqipërinë do ta bëjmë”, shkruhet në postimin e “Skifterave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco