Maqedoni, konfiskohet 1 ton marihuanë me vlerë 4 mln euro

Maqedoni, konfiskohet 1 ton marihuanë me vlerë 4 mln euro

08:06, 02/11/2017
A+ Aa A-

Mbi një ton marihuanë kanë konfiskuar dje nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Bllacë, në vendkalimin kufitar Maqedoni-Kosovë. Droga e cila deri më tani është sasia më e madhe e konfiskuar në një rast të vetëm, është gjetur në një automjet transportues, ndërsa shoferi është në arrati.

”Pas konsultimit me prokurorin publik, është ushtruar kontroll të hollësishëm të gjysmërimorkios e cila ishte e ngarkuar në Republikën e Kosovës me letër për reciklim të dedikuar për Turqi. Gjatë kontrolloit me largimin e disa ballëve të letrave në pjesën e mesme të rimorkios janë gjetur rreth 839 pako të mbështjella me cellofan të tejdukshëm me peshë të ndryshme. Ato ishin të mbushura me materie bimore me ngjyrë të gjelbër e cila në test të drogës tregoi se bëhet fjalë për drogë narkotike, marihuanë”, informoi drejtori i doganave të Maqedonisë, Gjoko Tanasovski.

Sipas drejtorit, droga e konfiskuar e cila dedikohet për treg në Turqi do të arrinte vlerën prej 4 milionë euro.

Drejtoria Doganore kundër 37-vjeçarit E.B. nga Shkupi i cili është në arrati, do të parashtrojë kallëzim penal deri te prokuroria kompetente për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale, gjegjësisht prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco