Haradinaj vendos fjongon rozë dhe i bashkohet luftës kundër kancerit të gjirit

Haradinaj vendos fjongon rozë dhe i bashkohet luftës kundër kancerit të gjirit

15:23, 28/10/2017
A+ Aa A-

"Kanceri i gjirit mbetet një prej problemeve më të mëdha shëndetësore në të gjitha vendet, përfshirë edhe Kosovën", shkruan kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Fb, i përfshirë tani në një luftë tjetër, atë kundër sëmundjes së rëndë që prek gratë në gjithë botën.

"Sot mora pjesë në manifestimin e dhjetë me radhë, organizuar nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, me moton “Zbulimi i hershëm = mbijetesë”.

Lajm i mirë është se shanset për mbijetesë nga kanceri i gjirit janë gjithnjë në rritje dhe me rëndësi jetike është zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje.

Qeveria e Kosovës është e motivuar për të mbështetur luftën kundër kancerit të gjirit me të gjithë mekanizmat, për përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovë, krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm dhe për vetdijësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit," premton Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco