Kosova i ‘bllokon’ miellin, reagime të ashpra në Serbi

Kosova i ‘bllokon’ miellin, reagime të ashpra në Serbi

12:53, 27/10/2017
A+ Aa A-

Me qëllim të ruajtjes së prodhuesve vendas, dje ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bajram Hasani ka marrë vendim për vendosjen e një tarife për eksportimin e miellit serb në Kosovë.

Ky vendim kishte ardhur pasi disa firma prodhuese, kishin konstatuar se mielli i Serbisë po importohet në Kosovë me çmime të ulëta.

Kjo ka ngjallur reagimin e ministrit serb të Tregtisë, Rasim Lajiq.

Ai i ka bërë thirrje ministrisë në Kosovë që të heq këtë tarifë, pasi është barrierë  klasike që pengon eksportimin e mallrave nga Serbia për në Kosovë.

“Kjo është barrierë klasike që pengon eksportimin e miellit nga Serbia. Nuk ka çmime të ndryshme për rajonin, i vetmi ndryshim te mielli janë shpenzimet e transportit, prandaj është logjike që mielli të jetë më i lirë në Prishtinë se në Tiranë”, tha ai.

Lajiq ka kërcënuar me thirrjen e një takimi urgjent të Komitetit të CEFTA-s nëse një masë e tillë nuk largohet.

“Nëse këto masa nuk hiqen, ne do të kërkojmë takim urgjent të komitetit të CEFTA-s, dhe do të kontakojmë organet kompetente të Komisionit Evropian”, përfundoi ministri Lajiq.

Me anë të një letre dje ministri i MTI-së, Bajram Hasani kishte kërkuar nga Dogana e Kosovës marrjen e të gjitha masave që ta aplikojë tarifën prej 0,04 centë për eksportin e miellit nga Serbia. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco