Thaçi: Absurde që kosovarët mund të lëvizin lirisht në Serbi, por jo në Bosnjë Hercegovinë

Thaçi: Absurde që kosovarët mund të lëvizin lirisht në Serbi, por jo në Bosnjë Hercegovinë

10:21, 27/10/2017
A+ Aa A-

Në organizim të Këshillit Konsulativ për Komunitete, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së presidentit të Kosovës, filloi dje konferenca njëjavore rajonale për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve joshumicë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në hapjen e konferencës tha se Kosova është e përkushtuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjitha vendet e rajonit.

Ai porositi se në nivel rajonal mund të arrihet shumë më shumë drejt përmirësimit të komunikimit dhe bashkëpunimit mes shteteve dhe theksoi disa nga çështjet që mund të avancohen, të tilla si mundësimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe mallrave nëpër vendet e rajonit.

“Për shembull, qytetarët e Kosovës nuk mund lirshëm të lëvizin nëpër Bosnjë e Hercegovinë dhe anasjelltas, ndërsa është absurde ajo se mund më lehtë të lëvizin nëpër territorin e Serbisë se sa nëpër Bosnjë e Hercegovinë. Këto pengesa duhet tejkaluar”, theksoi Thaçi.

Presidenti kosovar tha se as malli nga Kosova nuk mund të transportohet lirisht nëpër vendet e rajonit. Ai vlerësoi se këto pengesa nuk duhet të ekzistojnë dhe se as nuk duhet të ketë nevojë për të ndërmjetësuar faktori ndërkombëtar në zgjidhjen e këtyre çështjeve./AA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco