Rreperi sulmon fizikisht ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë

Rreperi sulmon fizikisht ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë

14:33, 26/10/2017
A+ Aa A-

Ilir Tolaj, ish-sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, është sulmuar fizikisht, pas një zënke në trafik.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Ambulanca ka ardhur dhe e ka marrë Tolajn, i cili është përgjakur, pasi është sulmuar me një send të fortë, raporton Ekonomia Online.

Dëshmitarë thanë për EO se sulmues është reperi i njohur “Don Arbas”.

Tolaj i vetëm në veturë dhe Don Arbas i shoqëruar me dy persona të tjerë kishin “ngecur” në rrugën e njohur për frekuentimin e madh, pasi në këtë vend ndodhen shumë kafeteri.

“Për një moment, Don Arbas me shokët e tij kanë dalë nga vetura e tyre dhe kanë shkuar te vetura e Tolajt. Njëri nga ta e ka goditur disa herë në kokë me ‘shtagën’ të cilën e mbante pasi duket se kishte një lëndim në këmbë”, tregoi dëshmitari, i cili nuk deshi t’i publikohej emri.

Por, ky dëshmitar ishte i gatshëm të jepte dëshminë e tij për policinë, e cila doli shumë shpejt në vend të ngjarjes.

Sikur shihet dhe në fotografitë e Ekonomia Online, vetura e Tolajt ka mbetur për pak kohë në vend të ngjarjes. Ndërsa vetura tjetër nuk është ndalur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco