Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Pacolli: Do të japim kontributin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Pacolli: Do të japim kontributin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

14:08, 25/10/2017
A+ Aa A-

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Maqedoni realizoi takim me homologun e tij, Nikolla Dimitrov. Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në të cilën kanë folur për rjedhën e takimit.

Nikolla Dimitrov tha se në takim me Pacollin kanë folur për mundësinë e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat do të jenë në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve. Ai tha se me Pacollin janë marrë vesh që të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare.

Ndërsa Pacolli tha se ky takim ka qenë i planifikuar të mbahet më herët dhe lavdëroi homologun e tij si bashkëpunëtor të mirë.

Pacolli shprehu falënderime ndaj Qeverisë së Maqedonisë dhe shtoi se Maqedonia është vend i rëndësishëm për rrugëtimin e Kosovës si shtet i ri.

“Do të insistojmë të japim kontributin tonë që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s. Vlerësojmë çdo iniciativë që çon drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Maqedoninë. Kemi shumë punë për të bërë dhe unë fola me homologun tim që t’i informojmë edhe ministritë tjera dhe të angazhohemi sa më tepër që këmbimi i mallrave mes Kosovës dhe Maqedonisë të jetë edhe më i madh”, tha mes tjerash Pacolli.

Pacolli theksoi edhe nevojën e krijimit të një zone të përbashkët ekonomike dhe heqjen e tatimeve për prodhime të Maqedonisë në Kosovë dhe anasjelltas, përcjellë Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni Pacolli do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministrin Zoran Zaev.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco