Prishtina luan 2 ndeshje në shtëpi sepse Ukraina nuk e njeh Kosovën

Prishtina luan 2 ndeshje në shtëpi sepse Ukraina nuk e njeh Kosovën

07:40, 25/10/2017
A+ Aa A-

Klubi i basketbollit Prishtina do të luajë në shtëpi dy ndeshjet e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup ndaj Khimikut të Ukrainës.

Kjo pasi Ukraina nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat e Kosovës dhe prishtinasit do ta kishin të pamundur të udhëtonin drejt Ukrainës dhe ndeshjet është vendosur që të luhen vetëm në Prishtinë, shkruan Albinfo.

“Me kërkesë të të dyja klubeve, Sigal Prishtina dhe BC Khimik, FIBA ka miratuar që ndeshja e dytë BC Khimik v Sigal Prishtina të luhet në Prishtinë. Meqenëse Ukraina nuk e njeh Kosovën e as pasaportat tona, ndeshja e dytë ndaj BC Khimik do të luhet përsëri në Prishtinë, mirëpo kësaj radhe “bardhekaltrit” do të jenë në cilësinë e mysafirit”, ka shkruar klubi kampion i Kosovës.

Ndeshja e parë ndaj ukrainasve zhvillohet më 25 tetor, ndërsa ajo e “kthimit” më 27 tetor.

Klubi kosovar ka nisur këtë edicion me fitore si mysafir i ekipit belg Belfius Mons-Hainaut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco