Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Shumë shpejt rezultatet përfundimtare

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Shumë shpejt rezultatet përfundimtare

14:15, 24/10/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, Valdete Daka gjatë një konference të mbajtur për media tha se KQZ në afatin më të shpejtë të mundëshëm do të shpallë rezultatet e zgjedhjeve vendore. Ajo ka falenderuar ata që kanë kontribuar në mbarvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, shkruan Zeri.info.

"Jemi këtu për të shprehur një vleresim të përbashkët për zgjedhjet. Si shtet i ri i kemi dhënë një pamje botës zgjedhjeve të lira. Dua të falenderoj qytetaret që votuan po ashtu mijëra komisioner që punuan me perkushtim. Falemderojme edhe subjektet politike dhe kadidiatet e tyre.Nuk harrojmë asessi edhe mediat dhe shoqerinë civile. Falenderojme prokurorinë dhe policinë për kontributin e tyre e po ashtu OSBE-në",tha ajo.

Ajo tha se KQZ ka pranuar rekomandime për permiresimin e procesit zgjedhor dhe se së shpejti do të fillojnë me numerimin e votave.

"Pas cdo procesi KQZ pranon rekomandime për mangesi, tani e tutje KQZ është e orientuar shpalljen e rezultateve sa më shpejt që eshte e mundur. Se shpejti do të fillojmë numerimin e votave. Në mënyre që të jemi në kohë për përgaditjen e raundit të dytë të zgjedhjeve" ,tha tutje ajo./Zeri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco