Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Kosovë, eksplozivë dhe granata në autobusin që vinte nga Serbia, 3 arrestime

Kosovë, eksplozivë dhe granata në autobusin që vinte nga Serbia, 3 arrestime

14:51, 22/10/2017
A+ Aa A-

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë konfirmuar se në pikën kufitare në Jarinje kanë ndaluar një autobus i cili hynte nga shteti serb për në Republikën e Kosovës, pasi aty kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jenë eksplozivë plastikë.

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë tha se tashmë janë arrestuar tre persona të nacionalitetit serb.

“Autobusi është ndaluar në pikën kufitare në Jarinje. Pasi ka kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jenë eksplozivë plastikë. Si rezultat i veprimit të Policisë janë shoqëruar në stacionin policor, tre persona të nacionalitetit serb për intervistim dhe të gjitha veprimet tjera do të ndërmeren në konsultim të ngushtë me prokurorët kompetentë’’, tha Kelani.

Kelani tha se tashmë janë njoftuar edhe njësitet relevante të Policisë që merren me trajtimin e materieve shpërthyese për hetim të mëtejmë të autobusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco