Ish-terroristja gjermane jeton në Shkup dhe shkruan libër për historinë e Ballkanit

Ish-terroristja gjermane jeton në Shkup dhe shkruan libër për historinë e Ballkanit

08:52, 21/10/2017
A+ Aa A-

Zilke Maer-Vit, ish-anëtare e organizatës teroriste 'Fraksioni i Armatës së Kuqe (RAF) e cila ka bërë një sërë vrasjesh në Gjermani mes viteve 1973-1995 sot jeton dhe punon në Shkup.

Ajo nuk meret me politikë apo aktivitete kriminale por merret me shkencë, dikur terroristja më e kërkuar tani meret me një detyrë shumë të rëndë, për të zbuluar historinë e vërtetë të Ballkanit.

67-vjeçarja pjesë e grupit të njohur si Bader Majnhof për jetën e saj në Maqedoni ka folur para më shumë personave në muzeun gjerman në Berlin. 

Maer-Vit në vitin 1977 ka qenë e përfshirë në kidnapimin dhe likuidimin e Hanc Martin Shleep ku u vranë dhe shoferi dhe policët shoqërues të tij; pas atentatit ajo ishte fshehur në Gjermaninë demokratike por në vitin 1990 ishte zbuluar dhe arrestuar e dënuar me 10 vite burg që në vitin 1995 të lirohet para kohe. Tani jeton në Shkup dhe shkruan libër për historinë ballkanike./Zhournal.mk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco