Mediet gjermane: LDSM përgatitet për zgjedhje të reja

Mediet gjermane: LDSM përgatitet për zgjedhje të reja

11:51, 19/10/2017
A+ Aa A-

Media e majtë gjermane “Neues Deutschland” ka shkruar për zgjedhjet e fundit komunale në Maqedoni, duke theksuar se fitorja e partisë maqedonase LDSM do të përshpejtojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni

Në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa në anën tjetër, ditët e Nikola Gruevskit si shef i VMRO-DPMNE janë të numëruara. “Kjo pasi kryeministri Zoran Zaev do kërkonte të zgjeronte qeverinë që tani ka 62 nga 120 deputetët”. Vetë rezultati pozitiv i LDSM-së mund ti nxjerë telashe me dy partitë shqiptare, pjesë e koalicionit të saj qeveritar. “Kjo pasi Zoran Zaev ka lidhur pakt me partinë më të madhe shqiptare BDI”.
Më pas media e majtë gjermane përmend edhe Lëvizjen BESA. “Lëvizja BESA në fakt nuk është pjesë e qeverisë, por e mbështet atë në çështje kyçe. Gjithsesi me veprimet e fundit BESA ka kërcënuar me ndërprerjen e bashkëpunimit me LDSM”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco